|
Të nderuar Miq dhe Kolegë Është një kënaqësi për ne tw ju ftojmë në Kongresin V Ndërkombëtar të Mjekësisë Perinatale të TIRANËS dhe Kursin e III-të të Avancuar të Ekografisë, të Shkollës Jan Donald,që SHSHP-ja organizon në datat 10-12 Qershor 2011, në ambjentet e Hotel Tirana International, në Tiranë. Këto aktivitete të Shoqatës zhvillohen në bashkëpunim me Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” nën patronazhin e UNFPA-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë. Kongresi V Ndërkombëtar i Mjekësisë Perinataledo të jetë shprehje e bashkëpunimit shkencor të gjithë Obstetër-Gjinekologëve shqipfolës ose jo të rajonit, si dhe të Shoqatave të tjera prestigjoze të Mjekësisë Perinatale. Shkolla e Ekografisë Ian Donald është tashmë e njohur në mbarë botën. Ajo përcjell të rejat më të fundit të arritjeve ultrasonografike në botë dhe është një favor që organizuesit kanë pranuar ta zhvillojnë këtë aktivitet çdo dy vjet në Shqipëri. Në këto aktivitete të rëndësishme mbështetemi nga Shoqatat e Perinatologjisë partnere prej shumë vitesh si: FIGO, Ian Donald Inter-University School of Ultrasound in Obstetrics and Gynecology, WAPM (World Association of Perinatal Medicine), SEEPM (South East European Society of Perinatal Medicine), EAPM (European Association of Perinatal Medicine), MSP (Mediteraean Society of Perinatology), ISFP (International Society of the “Fetus as a Patient”), IAMANEH (International Association of Mother and Child Health), etj. Presidenti i SHSHP-se President Nderi |

