PRANIMI I ABSTRAKTEVE

Dita e fundit e pranimit të abstrakteve (DEADLINE) Prill 31, 2011

Në linjë me aktivitetin e mësipërm të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar të dërgojnë abstraktet deri në  31 Prill 2011. Një nga tematikat e mëposhtme mund të zgjidhet për abstarkte që do të jenë pranohen si referime ose postera elektronikë.

Projekt temat e abstrakteve

  • Aspekte të diagnozës prenatale
  • Epidemiologjia në perinatalogji
  • Ekografia dhe Doppler-i në mjekësinë perinatale
  • Protokollet screening në perinatologji
  • Çrregullimet metabolike tek i posalinduri
  • Problemet në shtatzëninë e hershme
  • Lindja para kohe dhe RhPM (rupura e hershme e parakohëshme e membranave)  
  • Sëmundjet infektive gjatë shtatzënisë
  • Aktiviteti dhe lindja
  • Sëmundjet amtare dhe roli i tyre në përfundimin fetal.
  • Teknologjitw e riprodhimi dhe e ardhmja

Abstraktet duhet të jenë në shqip dhe anglisht dhe të mos kenë më shumë se 400 fjalë,  abstrakti duhet të jetë në një formatim ndërkombëtar. Një komision do të vlerësojë të gjitha abstraktet. Punën më të mira do të botohen të plota në Revistën Zyrtare të Konferencës. Për fat të keq ne nuk mund të pranojmë të gjitha abstraktet për referim por mund t’i botojmë ato duke i konsideruar si postera dhe t’i paraqesim në Konferencë si postera elektronikë. 

Teknologjia e vetme që pranohet është MS-Power Point. Dhomat e Konferencës janë të pajisura me laptop dhe projektorë. Ju mund të përdorni edhe laptop-in tuaj personal. 
Komisioni do të ju njoftojë menjëherë për formën e aprovimit të abstraktit. Sqarimet për posterin elektronik do të jenë pas aprovimit të abstrakteve. Nëse keni pyetje apo sqarime ju lutem kontaktoni me: 

Komisioni organizues i Konferencës
Astrit Bimbashi
info@alb-perinat-asc.com
astritbimbashi@yahoo.com