REGJISTRIMI DHE PAGESAT

Regjistrimi

Ne nuk kemi regjistrim online. Të gjitha pararegjistrimet do të bëhen me email dhe pagesa do të bëhet në ditën e regjistrimit. Pagesat bëhen me Euro ose me Lek.
Adresat për njoftimin e regjistrimit janë në info@alb-perinat-asc.com ose astritbimbashi@yahoo.com  

Pagesat e regjistrimit (EU)

Pagesat standarte (EU)

Mjekët  (anëtarë të SHSHP-së)

100

Mjekët (jo anëtarë **)

120

Specializantët  (anëtarë*)

Pa pagesë

Specializantët* (jo anëtarë**)

50

Mjekët e Familjes (anëtare ose jo) dhe mamitë

50

Personat shoqërues

50

Kurset ekografike

30

*kërkohet skeda e regjistrimit
**informacion për mjekët jo anëtarë të SHSHP-së. regjistrimi juaj ju përfshin në 1 vit anëtar të Shoqatës Shqipëtare të perinatologjisë: më një vlerë 20 EU. 

Konfirmimi i pararegjistrimit
Ju do të merrni një konfirmim elektronik për pararegjistrimin tuaj.

Regjistrimi për pjesëmarrësit në konferencë dhe për specializantët përfshin: aksesin në të gjitha sesionet e konferencës, të ceremonisë së hapjes, materialet e konferencës, çantën e delegatit, materialet e aktivitetve, kafetë, drekat, revistën zyrtare të Konferencës me artikujt origjinalë dhe abstraktet dhe çertifikatën e pjesëmarrjes me kreditet* respektive dhe Darkën Gala.

Regjistrimi për personin shoqërues përfshin pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse dhe mbyllëse drekat, darkën Gala, vizitë në Muzeun Kombëtar dhe programin tjetër social.
Prezantimi ditën e Konferencës për regjistrim pa një njoftim paraprak mund t’ju kushtojë mungesën e revistës të konferencës.

*kreditet për aktivitetet përcaktohen nga QKEV-ja. Për to do të njoftoheni në të ardhmen në këtë faqë web-i

Komiteti organizator