IAN DONALD

SHKOLLA NDËRUNIVERSITARE E EKOGRAFISË MJEKËSORE


Shkolla ndëruniversitare e ekografisë mjekësore është projektuar për të plotësuar nevojat e klinicistëve, të interesuar në fushën e diagnostikimit ekografik, të cilët dëshirojnë njohuri dhe praktikë shtesë, për të rejat e fundit të aplikimit ekografik në obstetrikë dhe gjinekologji.
Historikisht, Kursi i parë i Shkollës Ian Donald është mbajtur në Dubrovnik në vitin 1982, i bashkëorganizuar nga Asim Kurjak dhe George Kossoff. Mbasi G.Kossoff doli në pension, Frank Chevernak u emërua bashkëdrejtor i Shkolles.
Që nga themelimi Shkolla ka organizuar më shumë se 52 kurse të avancuara në të gjithë botën dhe është ndjekur nga më shumë se 50 000 studentë dhe profesionistë nga e gjithë bota.
Profesor Tommy Thomson, President i Federatës Botërore të Ekografisë në Mjeksi dhe Biologji ka shkruar: “Kursi Ian Donald ishte i famshëm në mënyrën që prezantonte të rejat e fundit dhe artin e informimit në ekografinë e sotme”.

Dega Shqiptare e Shkollës Ian Donald u themelua në Tetor 2007.
Objektivat e shkollës janë:

  1. Të promovojë shkencën dhe artin e ekografisë, kërkimin dhe edukimin në fushën e ekografisë mjeksore, trajnimin e vazhdueshëm në ekografi, lehtësimin dhe shpërndarjen e informacionit të futur në botimet shkencore, duke përfshirë edhe Revistën e shkollës Ian Donald”Ekografia në Obstetrikë dhe Gjinekologji”.
  2. Të sigurojë këshillim profesional atyre që do të futen ne fushën e ekografisë.
  3. Të rrisë njohuritë që lidhen me metodologjitë për implementimin e përparimeve të fundit në  ultrasonografi.
  4. Të kontribuojë në përmirësimin e standarteve të mësimdhënies, nëpërmjet aplikimit të teknologjisë kompiuterike dhe telemedicinës.

Drejtori i Shkollës Ian Donald për Shqipërinë
Prof Orion Gliozheni