SHOQATA SHQIPËTARE E PERINATOLOGJISË (SHSHP)

Themeluar                   1997

Anëtarë                       172
Adresa                         Bul. “Bajram Curri”, SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tirana, Albania
Faqe elektronike          www.alb-perinat-asc.com
Email                           info@alb-perinat-asc.com
Tel                               + 355 4 223632
Fax                              + 355 4 257 688

Shoqata Shqipëtare e Perinatologjisë (SHSHP) u krijua në Maj 1997, nga një grup mjekësh të Maternitetit të Tiranës. Pjesa më e madhe e mjekëve janë obstetër dhe perinatologë, por ka gjithashtu mami, MF, farmacistë, punonjës socialë etj. Që nga 1997 SHSHP-ja është e mbështetur nga IAMANEH (International Association for Maternal and Neonatal Health)

Aktivitetet e SHSHP-së janë fokusuar në Programet e Shëndetit të nënës dhe të bebit për zona të ndyshme të Shqipërisë. Falë mbështetjes gjithnjë në rritje nga Universiteti i Tiranës dhe sponsorizues të ndryshëm SHSHP-ja ka organizuar programme të ndryshme edukuese  me një varietet problemesh në fushën e Shëndetit Riprodhues.

SHSHP-ja është anëtare e SEEPM (South East European Society of Perinatal Medicine) and Perinatal Medicine.

Presidenti i SHSHP-së
Prof. Orion Gliozheni

 

RAPORT I AKTIVITETEVE TË SHSHP-së 

SHSHP-ja ka organizuar disa takime kombëtare dhe ndërkombëtare me tema të ndrshme në fushën e shëndetit riprodhues. Disa nga aktivitet më të rëndësishme janë:

  • Ka realizuar programin Kombëtar të Mëmësisë së Sigurt (Safe Motherhood) në bashkëpunim me UNICEF-in nga 1998 deri më sot.
  • Në 2001 ka publikuar 2 volume të Manualit të SHR-së (më shumë se 800 faqe) në bashkpunim me OBSH-në, UNFPA-në dhe Universitetin e Gjenevës, që ka ndihmuar të gjithë stafin mjekësor.
  • Në 1997 realizon pregatitjen e një modeli të një qëndre të SHR-së në SUOGJ “Koço Gliozheni” me shërbime si këshillimi prekoncepsional, parandalimi dhe përfundimi i shtatzënivë të padëshiruara, probleme gjinekologjike të adoleshëncës, këshillim për menopauzën, probleme të infertilitetit, këshillimi social etj.  
  • SHSHP-ja ka qënë përgjegjëse e një projekti follow-up (ECHO Program), si këshillues në tre Maternite dhe 11 qëndra shëndetësore, përfshirë trajtimin e mjekëve dhe mamive në 6 distrikte.  
  • Në bashkëpunim me OBSH-në në Dhjetor është organizuar një Workshop mbi sigurinë e gjakur dhe transfuzionit të tij.  
  • Më mbështetjen e Soros dhe Fakultetit të Mjekësisë janë organizuar 3 Seminare nacionale mbi kujdesin në shërbimin parësor për nënën dhe bebin.
  • 14 mjekë, anëtarë të SHSHP-së, kanë ndjekur me sukses Post-Graduate Course for Training in Reproductive Medicine and Reproductive Biology në Spitalin Universitar rë Gjenevës.  
  • Janë publikuar një sërë manualesh për mjekët e families dhe mamitë në kuadër të politikave të SHR-së si:
    Ushqyerja me gji
    Mjeshtëria e nënës…a dimë ta ushqejmë krijesën tonë
    Hemorragjitë e paslindjes
    Lindjes e vështira
    Aborti dhe komplikacionet e tij
    Manual për shëndetin e gruas dhe të posalindurit
    Kangaroo Mother Care
    E përdorim apo e keqpërdorim teknologjinë
    Infeksione e periudhës puerperale
    Ndjekja e shtatzënisë dhe lindjes

    Teksti Bazat e Obstetrikes  2006
    Teksti  Obstetrika  2011
    Teksti Bazat e Gjinekologjise.  
  • Në Nëndor 1999 në Bari-Itali, sëbashku me Shoqatën Italiane të Mjekësisë Perinatale u organizua një takim mbi problemet dhe organizimin e shërbimit tonë shëndetësor. 
  • Me mbështetjen e UNICEF-it për herë të parë në Shqipëri u pregatit “The Perinatal Chekbook” (Carnet de Maternity), për ndjekjen e shtatzënisë.
  • Është ndjekur një program trajnimi për mamitë jo vetëm nga mjekët tanë por edhe nga mami me eksperiencë nga Gjeneva, UK-ja dhe Italia. 
  • Janë organizuar një sërë takimesh dhe Konferenca në Tiranë dhe Kosovë mbi problemet prenatale, menopauzën, infertilitetin dhe ekografinë. 
  • Qershor 2007 Konferenca e I Ndërkombëtare e Mjekësisë Perinatale.
  • Prill 2008 Shkolla Jan Donald School (kursi i II i avancuar i ekografisë në obstetrikë dhe gjinekologji)
  • Maj 2008 Konferenca e II Ndërkombëtare e Mjekësisë Perinatale.

  • Qershor 2009 Konferenca e III Ndërkombëtare e Mjekësisë Perinatale.

  • Qershor 2010 Konferenca e IV Ndërkombëtare e Mjekësisë Perinatale